Rada Trajkoviq paralajmëron rrezik serioz nga bandat e armatosura në Veri të Kosovës

  • S.A /
  • 08 November 2022 - 09:22
Rada Trajkoviq paralajmëron rrezik serioz nga bandat e armatosura  në Veri të Kosovës

Ish deputetja e Kuvendit të Kosovës Rada Trajkoviq, tani  kryetare i Lëvizjes Evropiane Serbe nga Kosova, ka alarmuar  rrezikun që paraqet  veriu i Kosovës, që sipas saj po bëhet hapësirë e bandave të organizuzra  nga Radoiçiç me grupin e tij. Madje ajo ka shtuar se  KFOR-i  nuk do të merret me punë policore, ndërkohë  që në veri të Kosovës Radoiçiq ka hedh banda të armatosura.

Sipas Rada Trajkoviqit  edhe  EULEX-i nuk ka numër të mjaftueshëm të policëve për të mbuluar të gjitha vendet në të cilat kanë punuar policët dhe shërbyesit serb që braktisën Policinë e Kosovës, prandaj shprehet me dyshim se EULEX-i  nga kjo gjendje e krijuar nuk mund ofroj siguri efikase.

“Ka rrezik, sepse në veri të Kosovës, si ne nuk duam të themi dhe që vazhdimisht tentojmë ta fshehim gjenden banda të armatosura të hedhura nga Radoiçiç, a është ai vetë i pranishëm, nuk di. Po dëgjoj se krahas këtyre grupeve të armatosura atje janë parë edhe pjesëtar të grupit ‘vagner’ gjë që nuk besoj, sepse ata janë mercenar që aktualisht luftojnë për rusët në Ukrainë dhe paguhen nga manjatët rusë dhe nuk di cili manjat serb do dërgonte mercenar në veri që të luftojnë”, tha Trajkoviç.

Madje duke folur për policët serb që dhanë dorëheqje dhe që akoma rrinë në stacionet policore në veri, ajo vlerëson se “janë persona që rrinë në stacione në aranzhuan privat“, gjë që paraqesin rrezik shtesë.

“Nëse ata kanë paraqitur dorëheqje dhe kanë heq uniformën, janë njerëz që rrinë në aranzhuan privat aty dhe kjo është e rrezikshme edhe këtë e di Mitrovica. Ajo ka pas përvojë se serbët e veriut kanë dashur të marrin në kontroll stacionet, unë do thosha me pak armatim e konflikt të madh mes bashkësisë ndërkombëtare edhe serbëve. Ato stacionet janë shumë me rëndësi dhe mendoj se ky është qëndrim i pamenduar mirë nga ata që e morën këtë vendim” tha Trajkoviç.

(Kosova Sot Online )