Ky është kushti i Serbisë që serbët të kthehen në institucionet e Kosovës

  • E.K /
  • 08 November 2022 - 10:05
Ky është kushti i Serbisë që serbët të kthehen në institucionet e Kosovës

Ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Millosh Vuçeviq, ka thënë se kur të fillojë të respektohet Marrëveshja e Brukselit, serbët do të kthehen në institucionet e Kosovës, përcjell "Kosova Sot Online".

“Ku janë të drejtat e njeriut tani? E vetmja gjë është se nuk ka të drejta të njeriut kur flasim për Serbinë, për serbët në Kosovë. Kur të fillojë të respektohet Marrëveshja e Brukselit, serbët do të kthehen në institucione. Sa që Serbia përpiqet të ruajë paqen në Kosovë, pala tjetër po bën gjithçka për të minuar paqen dhe stabilitetin”, tha Vuçeviq.

(Kosova Sot Online)