Janjiq: serbët në veri të Kosovës nuk janë integruar

  • E.K /
  • 08 November 2022 - 10:33
Janjiq: serbët në veri të Kosovës nuk janë integruar

Dushan Janjiq, nga Forumi për Marrëdhënie Etnike në Beograd, ka thënë se serbët u larguan në mënyrë që të fitojnë ndonjë dialog të ri, një realitet të ri, dhe ky realitet është, ndoshta, një rajon i ri etnikisht i pavarur, transmeton "Kosova Sot Online".

Janjiq ka shtuar se, serbët në veri të Kosovës nuk janë integruar.

“Jemi në fillim të një faze krejt të re. Është e qartë se kjo është një tërësi e rëndë rrethanash, e që janë rezultat i politikave të gabuara, jo vetëm në rajon dhe jo vetëm mes shqiptarëve e serbëve. Tash për tash, shoh një lloj lehtësie me të cilën Brukseli sillet pa i menduar pasojat. Autoritetet e Kosovës do të vazhdojnë të sillen si çdo shtet apo elitë që beson se është i sigurt. Mirëpo, është e pamundur pasi serbët nuk u larguan nga institucionet të kthehen së shpejti. Ata u larguan në mënyrë që të fitojnë ndonjë dialog të ri, një realitet të ri, dhe ky realitet është, ndoshta, një rajon i ri etnikisht i pavarur. Ka shumë të panjohura. Historia se ata do të kthehen pas dy-tre netësh më duket joreale”, ka thënë Janjiq.

“Ata janë një instrument, kjo ndodhë që nga viti 2013. Serbët në veri të Kosovës nuk janë integruar. Të gjithë luajtën mbi status quon me shpresën se ose do të largohet Serbia ose do ta zgjidhë këtë një i tretë”, ka shtuar Janjiq.

(Kosova Sot Online)