Nesër në Bruksel BE-ja e mban takimin e radhes për vizat

  • S.A /
  • 08 November 2022 - 12:33
Nesër në Bruksel BE-ja  e  mban takimin e radhes  për vizat

Edhe një shpresë për  kosovarët. Grupi Punues i Këshillit Evropian të BE-së, mblidhet të mërkurën në Bruksel për të diskutuar çështjen e heqjes së regjimit të vizave për Kosovën. Ky takim mbahet  pas një muaji nga mbledhja e fundit. Pra,  Grupi Punues për vizat i Këshillit Evropian rikthehet në një mbledhje dy-ditore që mbahet më 8 dhe 9 nëntor.

Sipas agjendes, çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën ndodhet në pikën tre të rendit të ditës së Grupit Punues. Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi kishte deklaruar më parë se Kosova është udhëzuar që të përdorë kanalet e veta bilaterale për të diskutuar kërkesat e reja për çështjen e heqjes së vizave.

“Ashtu që të arrihet konsensus, për të shtyrë përpara procesin në mbledhjen e ardhshëm të grupit punues për viza, që mbahet më 9-10 nëntor të këtij viti”, kishte thënë Bislimi në një intervistë më 14 tetor.

Ndërkaq, javën e kaluar, Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Joern Rohde tha se shpreson që vendimi për heqjen e vizave për Kosovën të merret në “mbledhjen e radhës” të Grupit Punues.

“Unë them shpresoj që liberalizimi i vizave të ndodhë në vitin e ardhshëm, në fillim te vitit të ardhshëm sepse edhe nëse javën tjetër vendoset, liberalizimi do të zgjas prapë disa muaj”, tha Rohd.

Image

(Kosova Sot Online )