Ibishi: Policët që dhanë dorëheqje nuk mund të kthehen më në punë

  • E.K /
  • 08 November 2022 - 14:36
Ibishi: Policët që dhanë dorëheqje nuk mund të kthehen më në punë

Eksperti i çështjeve të sigurisë, Nuredin Ibishi ka thënë se Policët serbë që dhanë dorëheqje nuk mund të kthehen më në punë.

Nuredini ka thënë se nëse merret në aspektin real, të përgjigjësive diciplinore ata nuk mund të jenë më zyrtarë policorë, por këto çështje do t’i zgjidhë inspektorati bashkë me standardet profesionale.

“Numri (i policëve që janë dorëhequr) po kalkulohet rreth 500 nga komuniteti serb, ka edhe boshnjakë. Policia e Kosovës ka kapacitete edhe në stacionet policore por edhe në policinë kufitare dhe mendoj që kjo (zëvendësimi) është duke u bërë, policët veç janë aty. Policët kanë dhënë dorëheqje pasi politikisht kanë pas presion nga Beogradi, policët do të zëvendësohen, pjesëtarë të policisë së Kosovës do të kryjnë detyrat derisa të bëhet një zëvendësim i tyre”, u shpreh Ibishi.

“Ata kanë bërë shkelje të rëndë të detyrës së punës, realisht ata nuk mund të kthehen. Por eventualisht mundet me një marrëveshje, ata mund të kthehen. Çështja e përgjegjësisë, për shkak të shkeljes së rëndë të shkeljes së punës ata nuk munden me qenë më pjesë, por kjo varet tash prej vendimeve çfarë do të merren në nivelin politik. Nëse merret në aspektin real, të përgjigjësive diciplinore ata nuk mund të jenë më zyrtarë policorë, por këto çështje do t’i zgjidhë inspektorati bashkë me standardet profesionale. Është e papranushme Nenad Gjuriq me u rikthy në Policinë e Kosovës , ai i pari i ka parapri procesit”, tha Ibishi.

(Kosova Sot Online)