Berisha: Dënoj me forcën më të madhe ndërhyrjen e Kremlinit dhe Beogradit në punët e brendshme të Kosovës

  • E.K /
  • 08 November 2022 - 14:55
Berisha: Dënoj me forcën më të madhe ndërhyrjen e Kremlinit dhe Beogradit në punët e brendshme të Kosovës

Lidhur me situatën e krijuar në veri të të vendit, ku serbët janë larguar nga institucionet e Kosovës, ka reaguar edhe Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, transmeton "Kosova Sot Online".

Berisha ka shtuar se e gjitha kjo që ndodh është përpjekje e Vuçiç për të mbajtur shtetin serb në Kosovë.

“Ky është një moment jo i lehtë për Kosovën ndaj dhe unë dua t’i shpreh solidaritetin tim qytetarëve të Kosovës dhe të dënoj me forcën më të madhe ndërhyrjen e Kremlinit dhe Beogradit në punët e brendshme të Kosovës. E gjitha kjo që ndodh është përpjekje e Vuçiç për të mbajtur shtetin serb në Kosovë. Ai nuk e fsheh këtë.

Përshëndes me këtë rast qëndrimin e vendosur të NATO në mbrojtje të stabilitetit të Kosovës. Sepse Putin dhe Putinin e vogël Vuçiç janë të gatshëm të ndërmarirn një aventurë të re, Serbia e mban konfliktin të varur në gozhdë për ta ndërmarrë kur të gjykojë ajo. Por paralajmërimet ultimative të NATO-s, uroj që mos imagjinojë asnjë lloj përpjekje për destabilizim në Kosovë pasi ndëshkimi do jetë shumë i rëndë”, deklaroi Sali Berisha.

(Kosova Sot Online)