Për zhvillimet e fundit në Veri të Kosovës reagon edhe DASH: Zbatimi i marrëveshjeve nga dialogu, fillimi i bisedimeve për krijimin e Asociacionit

  • S.A /
  • 08 November 2022 - 16:34
Për zhvillimet e fundit në Veri të Kosovës reagon edhe DASH: Zbatimi i marrëveshjeve nga dialogu, fillimi i bisedimeve për krijimin e Asociacionit

Departamenti Amerikan i Shtetit, duke u bazuar në zhvillimet e fundit në Veri të Kosovës, thekson se Kosova dhe Serbia duhet të zbatojnë marrëveshjet që kanë nënshkruar në procesin e dialogut, duke përfshirë fillimin e bisedimeve për krijimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe. Kështu mundë të tejkalohen edhe tensionet e fundit.“Tërheqja e serbëve të Kosovës nga institucionet nuk është zgjidhje për mosmarrëveshjet aktuale dhe ka potencial për përshkallëzim të mëtejshëm të tensioneve në terren. Të gjitha palët duhet të ndërmarrin hapa për të ulur tensionet dhe për të siguruar paqen dhe stabilitetin”, ka  theksuar zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, transmeton "Kosova Sot Online ". 

Veprimet dhe retorika që rrisin mundësinë e dhunës, siç thuhet më tej, ekspozojnë jetë të pafajshme dhe anëtarë të forcave paqeruajtëse ndërkombëtare në terren në rrezik të panevojshëm.

Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit theksoi gjithashtu se “Shtetet e Bashkuara pajtohen me Bashkimin Evropian se ngjarjet e fundit janë shqetësuese dhe rrezikojnë përparimin e rëndësishëm të bërë deri më tani në dialogun e ndërmjetësuar nga BE”.

(Kosova Sot Online )