Boksieri i njohur bie në koma, David Morrell ia shkakton humbjen e parë në karrierë Yerbossynulyt me nokaut brutal

  • S.A /
  • 08 November 2022 - 14:41
Boksieri i njohur  bie në koma, David Morrell ia shkakton humbjen e parë në karrierë Yerbossynulyt me nokaut brutal

Ndjehet akoma i lënduar ylli i boksit Aidos Yerbossynuly, i cili  është vendosur në koma të detyrueshme nga mjekët pasi ai kishte pësuar një goditje brutale me nokaut nga kampioni i rregullt botëror i peshave super të mesme në WBA, David Morrell. Goditja erdhi në raundin e 12-të pasi Morrell kishte parashikuar se do ta vinte në gjumë boksierin kazakistan. Ai vazhdoi të bënte pikërisht atë me dorën e djathtë, që e kapi kundërshtarin e tij të pa mbrojtur.Kampioni vazhdoi të festonte dhe realizoi kërcimin me stilin ‘siuuu’ të Cristiano Ronaldos, shkruan "Kosova Sot Online ".

Megjithatë, ai u ndal për të ndihmuar shpejt Yerbossynulyt të ngrihej në këmbë, ndërsa ky i fundit dukej se po luftonte për të qëndruar në këmbë dhe dukej në prag të kolapsit.Më vonë u zbulua se kazakistani ishte vendosur në koma pas operacionit pasi pësoi gjakderdhje në tru, sipas reporterit Dan Rafael. Ndihmës-trajneri i luftëtarit Emanuel Savoy pranoi se kishte dashur të hedhë peshqirë në raundin e nëntë ose të dhjetë. Megjithatë, Aidos dhe trajneri i tij kryesor donin që ai të vazhdonte. Yerbossynuly ka qenë më parë i pamposhtur 16-0 dhe ishte sfiduesi i detyrueshëm për titullin e Morrell. 

(Kosova Sot Online )