Arrestohet një person pasi kishte vjedhur pije

  • A.P /
  • 08 November 2022 - 17:33
Arrestohet një person pasi kishte vjedhur pije

Sot nga zyrtarët policor të stacionit të Podujevës,  është arrestuar një person, për të cilin ekziston dyshimi i arsyeshëm se është përfshirë në një rast të vjedhjes së rëndë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Personi dyshohet se gjatë natës së kaluar,  me forcë kishte depërtuar brenda një lokali , ku ka marrë gjësende (pije, cigare etj, në vlerë rreth 400 euro), është arrestuar, nga ana e policisë.

Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore me vendim të prokurorit, personi i dyshuar i mitur, mashkull, është dërguar në mbajtje.


(Kosova Sot Online)