Karen Donfried: Largimi i serbëve nga institucionet e Kosovës s’është zgjidhje

  • A.P /
  • 08 November 2022 - 17:43
Karen Donfried: Largimi i serbëve nga institucionet e Kosovës s’është zgjidhje

Për situatën e krijuar në veri të Kosovës, ka folur Ndihmëssekretarja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Karen Donfried, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".


Donfried ka theksuar se SHBA-ja po shpenzon shumë kohë dhe vëmendje në Ballkanin Perëndimor dhe ka theksuar se pajtohet me BE-në që zhvillimet në veri të Kosovës janë arsye për shqetësim.

Sipas saj largimi i serbëve nga institucionet e Kosovës s’është zgjidhje dhe ka thënë një situatë e tillë ka potencial për eskalim të mëtejshëm në terren.

“Ne po shpenzojmë shumë kohë dhe vëmendje në Ballkanin Perëndimor. SHBA-ja pajtohet me BE-në që zhvillimet e fundit janë arsye për shqetësim . Largimi i serbëve nga institucionet e Kosovës nuk është zgjidhje për problemin aktual dhe ka potencial për eskalim të mëtejshëm në terren”, ka thënë Donfried në një konferencë për media.

Ajo ka bërë thirrje që Kosova dhe Serbia të ndërmarrin hapa që kontribuojnë për qetësinë e rajonit.


“Të gjitha palët duhet të marrin hapa për qetësi dhe për siguri”, ka thënë ajo.

Donfried ka thënë se duhet të vazhdohet me implementimin e marrëveshjeve që janë nënshkruar në Bruksel, përfshirë edhe fillimin e bisedimeve për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

(Kosova Sot Online)
.