Takohen Osmani - Jashari: Diskutojnë situatën e sigurisë në vend

  • A.P /
  • 08 November 2022 - 19:07
 Takohen Osmani - Jashari:  Diskutojnë situatën e sigurisë në vend

Komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jasharin, e ka takuar sot Presidentja Vjosa Osmani.

Osmani me Jasharin kanë diskutuar mbi situatën e sigurisë në vend, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Gjatë takimit është diskutuar edhe për ngritjen e kapaciteteve ushtarake.

“Presidentja Osmani dhe gjenerallejtënant Jashari diskutuan mbi situatën e sigurisë në vend. Në takim u diskutua edhe për ngritjen e kapaciteteve, trajnimet dhe përgatitjet e FSK-së për ta realizuar misionin e saj”, thuhet në njoftimin për media.


(Kosova Sot Online)