Protesta në Malin e Zi për miratimin e ndryshimeve në Ligjin për Presidentin

  • A.P /
  • 08 November 2022 - 22:16
Protesta në Malin e  Zi për miratimin e ndryshimeve në Ligjin për Presidentin

Sonte para Kuvendit të Malit të Zi ka përfunduar protesta për miratimin e ndryshimeve në Ligjin për Presidentin. Qytetarët e mbledhur kërkuan që të parandalohet “përmbysja e rendit kushtetues dhe të tërhiqet Ligji për Presidentin”. Ata po ashtu kanë bërë të ditur se kërkojnë mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare dhe kërkojnë zgjedhjen e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese të Malit të Zi.

Kërkesat e qytetarëve në fillim të protestës i lexoi Nebojsha Mrvaljeviq, drejtor ekzekutiv i forumit të qytetarëve të lirë “Luça”, organizata e të cilit po mbahet protesta, transmeton gazeta "Kosova Sot Online"

"Kërkojmë që të parandalohet rrëzimi i rendit kushtetues të Malit të Zi dhe të tërhiqen ndryshimet në Ligjin për Presidentin. Kërkojmë marrëveshje për gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese për të siguruar kushtet për mbajtjen e zgjedhjeve". deklaroi Mrvaljeviq.

(Kosova Sot Online)