A e dorëzoj Goran Rakiq veturën zyrtare pas dorëheqjes!

  • A.P /
  • 08 November 2022 - 23:00
A e dorëzoj Goran Rakiq veturën zyrtare pas dorëheqjes!

Goran Rakiq pas dorëheqjes ka dorëzuar në Ministrinë për Komunitete dhe Kthim edhe veturën zyrtare, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".


Poashtu Rakiq me stafin, përveç dy automjeteve dorëzuan edhe të gjitha mjetet e tjera zyrtare të punës.

Lajmin e konfirmon zëvendësministri Mevlud Hasani.

“Dje, i gjithë stafi i tij i kanë dorëzuar të gjitha mjetet me të cilat kanë qenë të ngarkuar, përfshirë automjetet, kompjuterët dhe gjërat e tjera, përveç dy këshilltarëve të tij, që akoma nuk i kanë dorëzuar dy llaptopë me arsyetimin që ata do t’i përdorin për t’i nxjerrur disa gjëra të tyre, pastaj do t’i dorëzojnë”, ka thënë Mevlud Hasani – Zv.ministër për Komunitete dhe Kthim.


(Kosova Sot Online)