​Mblidhet grupi punues i BE-së, në agjendë është liberalizimi i vizave për Kosovën

  • E.K /
  • 09 November 2022 - 08:03
​Mblidhet grupi punues i BE-së, në agjendë është liberalizimi i vizave për Kosovën

Sot do të mbledhet grupi punues i Këshillit të Bashkimit Evropian për viza. Në agjendë të këtij grupi do të jetë edhe Kosova, transmeton "Kosova Sot Online".

Kosovës i është kërkuar që të harmonizojë politikën e vizave me atë të Bashkimit Evropian, të rrisë kontrollin e kufijve dhe vazhdimin e riatdhesimit të atyre që duhet të lëshojnë territorin e BE-së.

Qeveria e Kosovës e ka quajtur të padrejtë kushtëzimet e reja të Francës duke thënë se vendi ynë ka plotësuar të gjitha kërkesat e kërkuara dhe nuk mund të ketë të tjera.

(Kosova Sot Online)