Rruga e Kosovës drejt zonës Shengen

  • E.K /
  • 09 November 2022 - 08:31
Rruga e Kosovës drejt zonës Shengen

Të premten, grupi punues i Këshillit të Bashkimit Evropian për viza do të mblidhet në një takim, ku në këtë agjendë të këtij grupi do të jetë edhe Kosova, transmeton "Kosova Sot Online".

Deri më tash nga 13 “shkallë” sa janë për të arritur liberalizmin e vizave, Kosova ka arritur deri në të 4-tën.

1. Korrik 2018: Komisioni Evropian rekomandon liberalizimin e vizave për Kosovën

2. Gusht 2018: Komiteti LIBE voton pro rekomandimit të KE-së për liberalizimin e vizave për Kosovën

3. Shtator 2018: Parlamenti Evropian konfirmon mandatin për negociata me Këshillin e BE-së për liberalizimin e vizave dhe

4. Shtator 2019: Komiteti LIBE voton sërish për fillimin e negociatave me Këshillin e BE-së, për të vazhduar me hapat e mbetur për liberalizimin e vizave.

Ndërkaq hapat që ende nuk ka arritur procesi për heqjen e vizave e që duhet të arrihen janë:

5. Ambasadorët e BE-së votojnë për liberalizimin e vizave

6. Mbajtja e takimit trepalësh ndërmjet Komisionit Evropian, Këshillit Evropian dhe Parlamentit Evropian

7. Ambasadorët e BE-së miratojnë marrëveshjen e arritur nga tri institucionet

8. Parlamenti Evropian voton për liberalizimin e vizave

9. Ambasadorët e BE-së votojnë me shumicë të thjeshtë për liberalizimin e vizave

10. Këshilli i Ministrave të BE-së miraton me shumicë të thjeshtë liberalizimin e vizave

11. Akti ligjor nënshkruhet nga përfaqësuesit e institucioneve të BE-së: Komisioni Evropian, Këshilli Evropian dhe Parlamenti Evropian

12. Vendimi publikohet në Gazetën Zyrtare, duke përfshirë datën e hyrjes në fuqi dhe

13. Liberalizimi hyn në fuqi.

(Kosova Sot Online)