Abdixhiku: Ta lësh Kosovën pa aleatë, është tradhëti, kërkesa për ecje me SHBA është akt patriotikk

  • E.K /
  • 09 November 2022 - 11:49
Abdixhiku: Ta lësh Kosovën pa aleatë, është tradhëti, kërkesa për ecje me SHBA është akt patriotikk

 

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, në një postim në rrjetin e tij social "Facebook" ka shkruar se Investimi më i madh i Serbisë në Kosovë ka qenë krijimi i bindjes se Kosova duhet të ecë pa aleatë, shkruan "Kosova Sot Online".

Postimi i plotë

Investimi më i madh i Serbisë në Kosovë ka qenë krijimi i bindjes se vendi ynë duhet të ecë pa aleatë; në veçanti pa koordinim me ShBA-të. Ky investim ka prekur figura me ndikim në pushtet siç ka prekur dhe analistë të pushtetit që në vazhdimësi ushqejnë këtë bindje.

Kush do ta kishte menduar një fitore të tillë të Serbisë?! As në ëndrrat më të mira të tyre, nuk është menduar që Kosova do të normalizojë distancimin nga aleatët tanë kaq lehtë e kaq shpejtë. As në ëndrrat më të mira të Serbisë nuk është pritur ky përfundim i Kosovës me shtetet që i kanë dhënë dhe lirinë, dhe demokracinë dhe pavarësinë.

Koha për refuzim dhe përballje të kësaj influence në vendimmarrje shtetërore e në diskurs publik. Nuk guxojmë një grup mjeranësh të na sjellin në këtë pozitë.

Ta lësh Kosovën pa aleatë, është tradhëti.

Kërkesa për ecje me ShBA është akt patriotik.|

(Kosova Sot Online)