Ganimete Musliu: Gjendja në veri e qetë, ka mundësi të përshkallëzimit

  • E.K /
  • 09 November 2022 - 12:52
Ganimete Musliu: Gjendja në veri e qetë, ka mundësi të përshkallëzimit

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka folur rreth situatës në veri të vendit, shkruan "Kosova Sot Online".

Musliu ka thënë se gjendja në veri është e qetë, por që e ekziston mundësia e përshkallëzimit.

“Sot e kishim në raportim rreth gjendjes së krijuar në veriun e Kosovës drejtorin e agjencisë për inteligjencë të Kosovës Petrit Ajeti me të cilin diskutuam gjer e gjatë dhe u informuam për gjendjen në veri. Sa i përket gjendjes së sigurisë mund të konstatojmë se gjendja e sigurisë është e qetë por gjithmonë me mundësi të përshkallëzimit. Prandaj institucionet e sigurisë së vendit janë në krye të detyrës dhe janë të gatshëm për çdo provokim të mundshëm. Sot më shumë se kurrë duhet bashkërendim të institucioneve të vendit. Bashkëpunim më i madh i qytetarëve të Kosovës me institucione të sigurisë dhe apel për mediet për qytetarët që ti shmangeni dezinformatave të cilat dalin nga mediet serbe sepse na rastis të biem pre e lajmeve të rreme”, përcjell "Kosova Sot Online".