Edhe kjo ndodh në Suharekë : Një person përlahet fizikisht me vjehrrin e tij

  • E.K /
  • 09 November 2022 - 13:12
Edhe kjo ndodh në Suharekë : Një person përlahet fizikisht me vjehrrin e tij

Në fshatin Shirokë të Suharekës, ka ndodhur një përleshje ndërmjet një personi dhe vjehrrit të tij, shkruan "Kosova Sot Online".

Situata ka eskaluar dhe të dyshuarit janë përleshur fizikisht.

Si pasojë e kësaj përleshje ka rezultuar me gjuajtje me armë zjarri në ajër.

“Patrullat policore kanë dal në vendin e ngjarjes, në vend ngjarje kanë kuptuar se pas një mosmarrëveshje që i dyshuari i parë  A.B., 27 vjeçar dhe i dyshuari i dytë M.B.,  54 vjeçar (babai i bashkëshortes së A.B.), situata ka eskaluar dhe të dyshuarit janë përleshur fizikisht. Në këtë rast i  dyshuari i parë e ka nxjerrur armën nga brezi dhe ka shtënë  një herë në ajër”, thuhet në njoftimin e policisë.

(Kosova Sot Online)