Polici i suspenduar nga Policia e Kosovës punësohet në policinë e Serbisë

  • E.K /
  • 09 November 2022 - 13:36
Polici i suspenduar nga Policia e Kosovës punësohet në policinë e Serbisë

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuciq, ka njoftuar se polici i suspenduar nga Policia e Kosovës, Nenad Gjuriq, është punësuar në policinë e Serbisë, shkruan "Kosova Sot Online".

“Ata kanë një të ardhme të shkëlqyer, do të punojnë në organet shtetërore të Republikës së Serbisë dhe sigurisht që nuk do të kenë të ardhura më të ulëta, përkundrazi. Ai do të bëjë punën e tij për vendin dhe popullin e tij. Ata të dy janë të rinj. Ka ende shumë punë dhe shumë e shumë detyra të mira dhe të rëndësishme para tyre”, tha ai.

Vuçiq ka shtuar se se 3500 personat që kanë dhënë dorëheqje “nuk do të jenë në rrugë”.

(Kosova Sot Online)