Murati: Çmimet janë rritur, bizneset t‘i rrisin pagat e punëtorëve

  • E.K /
  • 09 November 2022 - 13:51
Murati: Çmimet janë rritur, bizneset t‘i rrisin pagat e punëtorëve

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se me rastin e ngritjes së çmimeve ka kërkuar nga bizneset që t’ua rrisin pagat punëtorëve të tyre, shkruan "Kosova Sot Online".

Ai ka shtuar se shumica e bizneseve kanë rritur edhe fitimet, prandaj edhe duhet bërë ngritja e pagave ndaj punëtorëve.

Njoftimi i plotë i ministrit Murati:

Bizneset t‘i rrisin pagat e punëtorëve

Çmimet janë rritur, por bashkë me çmimet, shumica e bizneseve kanë rritur edhe fitimet.

Andaj është koha që fitimet e shtuara, bizneset t’i ndajnë me ata që ua mundësojnë të kenë fitim – pra punëtorët. Sidomos tani kur jeta është bërë më e vështirë si rezultat i çmimeve më të larta.

Për ta bërë më të lehtë, qeveria do të mbështesë secilin biznes që rrit pagat e punëtorëve duke subvencionuar 50% të rritjes së pagës, për 3 muajt e parë, sipas kushteve dhe kritereve të aplikueshme.

Secili biznes që ka rritur pagat e punëtorëve nga shtatori e këtej, dhe dëshiron të përfitojë nga mbështetja e qeverisë, mund të aplikojë në platformën EDI deri më 20 dhjetor, duke ndjekur hapat si në vijim:

(Kosova Sot Online)