Flasin dy qytetarë serbë që thonë se janë larguar nga FSK-ja

  • E.K /
  • 09 November 2022 - 14:33
Flasin dy qytetarë serbë që thonë se janë larguar nga FSK-ja

Nga Forca e Sigurisë së Kosovës janë larguar 10 pjesëtarë serbë.

Për mediumin e Begradit, kanë folur dy prej tyre, Marko Rakiq dhe Mlagjan Vllashkoviq.

“Ne po e përcjellim situatën aktuale dhe ngjarjet e ditëve të fundit, për arsye personale kemi vendosur të solidarizohemi dhe të largohemi nga Forcat e Sigurisë së Kosovës”, na tha Rakiq.

Ndërsa, Vllashkoviq ka theksuar se nuk kanë pasur asnjë presion për vendimin e tyre nga largimi nga puna.

“Kemi gati pesë vite që punojmë dhe nuk ka pasur absolutisht asnjë presion për vendimin tonë, ky është vendimi ynë. Ne vendosëm të pajtohemi me njerëzit tanë në këto kohë të vështira, të solidarizojmë dhe të largohemi nga puna”, na tha Vllashkoviq.

(Kosova Sot Online)