Rasti i dhunimit të 71-vjeçares në Skenderaj, deklarohet prokuroria

  • E.K /
  • 09 November 2022 - 14:56
Rasti i dhunimit të 71-vjeçares në Skenderaj, deklarohet prokuroria

Në Skenderaj, një grua e moshës 71-vjeçare, dyshohet se është dhunuar nga një person i moshës së re.

Zëdhënësi në Prokurorinë Themelore të Mitrovicës, Valon Preteni, ka thënë se i dyshuari është i panjohur. Ai ka theksuar se për shkak të hetimeve nuk mund të japin informacone më të detajuara, transmeton "Kosova Sot Online".

“Rastit të cilin ju i referoheni dyshohet se ka ndodhur në komunën e Skenderajt. Viktima është e moshës rreth 71 vjeçare, ndërkaq i dyshuari për këtë rast tani për tani është i panjohur, dyshohet se është i moshës së re. Jemi në trajtim të rastit, dhe për shkak të hetimeve nuk mund të japim më shumë detaje”, tha Preteni.

(Kosova Sot Online)