Krasniqi: Publikimet që i kam parë nuk besoj qe janë vërtet plani franko-gjerman

  • A.P /
  • 09 November 2022 - 17:25
Krasniqi: Publikimet që i kam parë nuk besoj qe janë vërtet plani franko-gjerman

Publikimet që i kam parë nuk besoj qe janë vërtet plani franko-gjerman andaj janë në vazhdën e spekulimeve që kanë qarkulluar tash e sa javë, ka deklaruar Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Krasniqi tha se zhvillimet në veri janë shqetësuese dhe nga ajo që po shohim kanë një potencial për të përshkallëzuar tutje.

Sipas tij këto veprime është dashur të mendohen në një sekuencë e cila dërgon në një epilog të qartë dhe fatkeqësisht një gjë e tillë nuk po duket se ka qenë si rast këtë herë. 


“Publikimet që i kam parë nuk besoj qe janë vërtet plani franko-gjerman andaj janë në vazhdën e spekulimeve që kanë qarkulluar tash e sa javë. Zhvillimet në veri janë shqetësuese dhe nga ajo që po shohim kanë një potencial për të përshkallëzuar tutje. Këto veprime është dashur të mendohen në një sekuencë e cila dërgon në një epilog të qartë dhe fatkeqësisht një gjë e tillë nuk po duket se ka qenë si rast këtë herë. Është obligim i qeverisë ta trajtojë këtë gjendje dhe të koordinohet me partnerë ndërkombëtar dhe në radhë të parë me ShBA për të rivendosur rendin publik dhe sovranitetin. Do të ishte e pafalshme që krejt ai progres që është arritur në integrimin e komunitetit serb në institucione duke përfshirë policinë e gjyqësorin të zhbëhet kaq shpejt” tha Krasniqi.


(Kosova Sot Online)