Presidenca çeke: Nesër mblidhet grupi punues për vizat në Këshillin e Bashkimit Evropian

  • A.P /
  • 09 November 2022 - 18:26
Presidenca çeke: Nesër mblidhet grupi punues për vizat në Këshillin e Bashkimit Evropian

Presidenca çeke e Këshillit ka konfirmuar se nesër mblidhet grupi punues për vizat në Këshillin e Bashkimit Evropian, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Bëhet e ditur se në këtë mbledhje pritet të flitet për procesin e heqjes së vizave për shtetasit e Kosovës.

Kujtojmë se në mbledhjen e grupit punues të vizave në Këshillin e BE-së, që u mbajt më 13 tetor, zyrtarët francezë raportohej se kishin kërkuar që procesi i vizave për Kosovën të lidhet me funksionalizimin e sistemit për siguri në Evropë, ETIAS.

(Kosova Sot Online)