Jasharaj: Greva nuk është anuluar por është pezulluar

  • A.P /
  • 09 November 2022 - 20:27
Jasharaj: Greva nuk është anuluar por është pezulluar

Kryetari i Sindikatës së Arsimit, Rrahman Jasharaj bëri të ditur se dialogu mungon dhe se është skeptik nëse do t’i përmbushen kërkesat e SBASHK-ut deri në janar, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

"Mungon komunikimi, ministrja Nagavci edhe pse e nxori atë vendimin për orët e humbura nuk na thirri neve as të tjerët që të merremi vesh dhe u pa se tri të shtunave që pretendohej të mbahej mësimi më një urdhërese të njëanshme, nuk shkoi puna si duhet. I vetmi takim që mund të përmendi është para 2 ditëve kur kryetari i BSPK-së është takuar me kryeministrin dhe presim që të kemi një njoftim nga kryetari ynë për rrjedhën e takimit”, ka thënë Kryetari Jasharaj.

(Kosova Sot Online)