Papa Françesku dënon përdorimin e mercenarëve në Ukrainë

  • A.P /
  • 09 November 2022 - 21:16
Papa Françesku dënon përdorimin e mercenarëve në Ukrainë

Papa Françesku dënoi të mërkurën përdorimin e mercenarëve në luftën e Rusisë kundër Ukrainës, duke thënë se ata po shkaktonin "aq shumë mizori" ndaj popullatës.

Duke folur në fund të audiencës së tij të përgjithshme, ai tha: "Përtërija thirrjen time për lutje për Ukrainën martire, transmeton gazeta "Kosova Sot Online", le t'i kërkojmë Zotit paqe për këta njerëz që janë kaq të shqetësuar dhe që vuajnë aq shumë mizori, aq shumë mizori nga mercenarët që po bëjnë luftë”.

Papa nuk e përmendi në mënyrë specifike Rusinë dhe ai nuk dha hollësi.

Wagner Group, një kompani ushtarake private ruse, është akuzuar nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara për organizimin e operacioneve klandestine në emër të Kremlinit në Ukrainë, të cilën forcat ruse e pushtuan në shkurt.

Presidenti rus Vladimir Putin ka thënë se grupi nuk përfaqëson shtetin, por se kontraktorët privatë ushtarakë kanë të drejtë të punojnë kudo në botë për sa kohë që nuk shkelin ligjin rus.

(Kosova Sot Online)