Albin Kurti dhe Aleksander Vuçiq sot mund të takohen në Paris

  • E.K /
  • 10 November 2022 - 08:04
Albin Kurti dhe Aleksander Vuçiq sot mund të takohen në Paris

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, pritet që të takohen në Francë përgjatë punimeve të Forumit të Paqes së Parisit, për të shmangur tensionet dhe për të punuar për një marrëveshje normalizimi ndërmjet tyre., transmeton "Kosova Sot Online".

Kurti ka njoftuar se në Paris do të shkojë me ftesë të presidentit francez Emmanuel Macron.

“Përveç punimeve dhe darkës përgjatë këtij forumi prestigjioz, ndoshta mund të ketë edhe një takim trilateral me presidentin e Serbisë i cili po ashtu është ftuar atje”, tha ai duke nënvizuar se është “i gatshëm sepse i përgatitur, dhe gjithnjë i interesuar, për dialog për marrëveshje, për normalizim të plotë të marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë, me njohjen reciproke në qendër”.

(Kosova Sot Online)