Kështu pritet të mbajë moti nga sot në vendin tonë

  • E.K /
  • 10 November 2022 - 08:39
Kështu pritet të mbajë moti nga sot në vendin tonë

Sot, moti në Kosovë pritet të mbajë me mjegull në mëngjes, gjatë ditës kryesisht me diell dhe vranësira kalimtare, transmeton "Kosova Sot Online".

Për më shumë, mund të shikoni se si do të jetë moti edhe gjatë ditëve në vijim.

10.11 – Në mëngjes mjegull në ultësira, e gjatë ditës kryesisht me diell dhe vransira kalimtare.

11.11 – Më ftohtë, kryesisht me vransira. Në mëngjes përgjatë ultësirave mjegull. Në mbrëmje vonë mundësi edhe për riga lokale shiu.

12.11 – Reshje të dobëta shiu orëve të mëngjeist, viseve malore reshje bore. Ditën vransirat shpërndahen.

13.11 – Kryesisht me diell. Përgjatë ultësirave në mëngjes kushte për mjegull, që mund të mbetet edhe deri nga mesdita.

14.11 – Pas mëngjesit të ftohtë e me mjegull në ultësira, ditën kryesisht me diell.

Temperaturat minimale luhaten ndërmjet 3C e 6C, e deri të hënën zbresin edhe në 1C. Temperaturat maksimale zbresin deri në 12C ditën e premte, e më pas shënojnë rritje të lehtë në 14C.

DItën e premtë dhe shtunë frynë erë mesatare nga verilindja 5-11m/s, e nga dita e dielë më shumë qetësi, por gjatë ditës frynë erë e lehtë nga jugu e juglindja 1-4m/s.

Shtypja atmosferike me tendencë të rritjes lartë mbi vlera normale.

(Kosova Sot Online)