Miftaraj: Nëse gjyqtarët serbë nuk kthehen në punë, të gjitha rastet kthehen në pikën zero

  • E.K /
  • 10 November 2022 - 08:45
Miftaraj: Nëse gjyqtarët serbë nuk kthehen në punë, të gjitha rastet kthehen në pikën zero

Ehat Miftaraj, drejtor ekzekutiv në Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD), ka thënë se në rast se gjyqtarët serbë nuk kthehen në punë, të gjitha ato lëndë dhe raste ato raste do të kthehen në pikën zero, përcjell "Kosova Sot Online".

Ai tutje, ka shtuar se gjitha këto lëndë duhet të gjykohen nga fillimi.

“Nëse këta gjyqtarë nesër nuk kthehen në punë, ose nuk i kthehen sistemit, të gjitha ato lëndë, edhe nëse janë në fazën e fundit, do të thotë nëse është mbajtur shqyrtim gjyqësor për një vit apo dy vite dhe ka mbetur vetëm shpallja e vendimit, për shkak të ndërrimit të trupit gjykues, ato raste kthehen në pikën zero. Do të thotë krejt ajo që është punuar dy-tri vitet e fundit kthehet në pikën zero, rasti duhet të gjykohet nga fillimi”, tha Miftaraj.

“Kështu që nëse i kemi mbi 5-10 mijë raste të kundërvajtjeve, nëse për një vit nuk kthehen gjyqtarët, të gjitha ato raste parashkruhen dhe shteti në në njëfarë mënyre nuk mund t’i trajtojë ato raste”, tha Miftaraj.

(Kosova Sot Online)