BE: Kosova dhe Serbia ta bëjnë hapin historik përpara në normalizimin e marrëdhënieve të tyre

  • E.K /
  • 10 November 2022 - 09:14
BE: Kosova dhe Serbia ta bëjnë hapin historik përpara në normalizimin e marrëdhënieve të tyre

Bashkimi Evropian ka bërë thirrje që të ulen tensionet mes Kosovës dhe Serbisë.

Zëdhënësi i BE-së për Punë të Jashtme, Peter Stano, ka thënë se Kosova dhe Serbia duhet të normalizojnë raportet e tyre, përcjell "Kosova Sot Online".

“Ne duhet të kapërcejmë gjendjen e përhershme të krizës dhe të ulim tensionet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe jemi mirënjohës për mbështetjen e Gjermanisë dhe Francës për këtë propozim. Tashmë kemi marrë përgjigjet nga të dyja palët dhe jemi duke i studiuar. Ne i bëjmë thirrje Kosovës dhe Serbisë që ta shfrytëzojnë këtë mundësi dhe të bëjnë një hap historik përpara në normalizimin e marrëdhënieve të tyre, gjë që është kyçe për të përparuar në rrugën e tyre evropiane”, ka thënë Stano.

(Kosova Sot Online)