Donika Gërvalla: Kosova nuk tërhiqet nga mbrojtja e qytetarëve të saj në veri

  • E.K /
  • 10 November 2022 - 10:12
Donika Gërvalla: Kosova nuk tërhiqet nga mbrojtja e qytetarëve të saj në veri

Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, në një shkrim në "Twiter", ka thënë se Kosova nuk do të tërhiqet nga mbrojtja e qytetarëve të saj në veri, nga kërcënimet e ekstremistëve të mbështetur nga Beogradi, shkruan "Kosova Sot Online".

“Shkëmbim i hapur dhe konstruktiv me të dërguarit e Ballkanin Perënimdor M. Sarrazin i Gjermanisë.I kërkova BE-së të mos tolerojë pengimin kriminal kundër parimeve evropiane dhe sundimit të ligjit. Kosova nuk do të tërhiqet nga mbrojtja e qytetarëve të saj në veri nga kërcënimet e ekstremistëve të mbështetur nga Beogradi”, ka thënë ajo.

(Kosova Sot Online)