Nis mbyllja e furrave të bukës, shkak rritja e çmimeve

  • E.K /
  • 10 November 2022 - 10:20
Nis mbyllja e furrave të bukës, shkak rritja e çmimeve

Furrat e bukës në Greqi, kanë filluar të mbyllen, për shkak të rritjes së çmimeve, përcjell "Kosova Sot Online".

Furrat kanë marrë një goditje të fortë, për shkak të rritjes së lartë të faturave të energjisë elektrike dhe gazit natyror dhe se nuk mund ta përballojnë, nuk mund të paguajnë me këtë çmim të lartë.

“Kjo është fatura e fundit. Shuma totale i kalon 5000 euro dhe po të mos kishte subvencionim nga shteti do të arrinte në 6000 euro. Një vit më parë kam paguar rreth 1000 euro për gazin natyror. Kjo është një rritje që nuk mund ta përballojmë, që nuk mund të paguajmë. Sinqerisht nuk di çfarë të bëj. E gjithë kjo, është përtej durimit tim”, u shpreh Tasos Vazakas, bukëpjekës, pronar i furrës.

(Kosova Sot Online)