"Pasoja të pabesueshme nëse Kurti dërgon policë shqiptarë në veri"

  • E.K /
  • 10 November 2022 - 10:38

Ministri serb i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviq, tha se KFOR-i që duhet të mbrojë dhe garantojë sigurinë e të gjithë qytetarëve në Kosovë, përcjell "Kosova Sot Online".

Ai ka shtuar se është mirë që të ketë dialog.

“Ne shikojmë KFOR-in si një faktor që duhet të mbrojë dhe garantojë sigurinë e të gjithë qytetarëve në Kosovë. Sidomos tani, pas tërheqjes së serbëve nga institucionet në Kosovë, ai nuk duhet të lejojë që Kurti të dërgojë policë të kombësisë shqiptare nga jugu për të zëvendësuar policët serbë sepse do të ishte një rrugë me pasoja të paparashikueshme”, tha Vuçeviq për Veçernje Novosti.

Vuçeviq tha se Serbia nuk dëshiron luftëra.  “Ne nuk duam që të vuajnë as kombet e tjera, por thirrjet tona për bisedime, për dialog, nuk do të thotë se jemi të dobët apo të papërgatitur, të pavendosur. Thjesht mendojmë se është më mirë të dialogojmë dhe të flasim, të ulemi në tryezë në vend që të qëndroni në istikame”, tha Vuçeviq.

(Kosova Sot Online)