Nën kërcënimin e armës grabiten 700 euro në një pompë derivateve në Klinë

  • E.K /
  • 10 November 2022 - 10:53
Nën kërcënimin e armës grabiten 700 euro në një pompë derivateve në Klinë

Një grabitje e armatosur ka ndodhur dje, në një pompë derivatesh, në fshatin Poterq i Ulët në Klinë, shkruan "Kosova Sot Online".

Ankuesi ka njoftuar Policinë se personi i maskuar  nën kërcënimin e armës i ka marrë 792 € para.

“GRABITJE E ARMATOSUR | Fsh. Poterq i Ulët, Klinë 09.11.2022 – 22:20. Ankuesi kosovar ka njoftuar policinë se derisa ishte duke punuar në një pompë derivatesh nga një veturë ka dalë një person i maskuar dhe nën kërcënimin e armës i ka marrë 792 € para. Pas kryerjes së veprës i dyshuari (dyshohet të ketë qenë i shoqëruar edhe nga persona tjerë) janë larguar me veturë nga vendi i ngjarjes. Nuk raportohet për të lënduar. Rasti në hetime”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.

(Kosova Sot Online)