Kjo është dëshmia e mjekut që e mori Marigona Osmanin para spitalit të Ferizaj

  • E.K /
  • 10 November 2022 - 11:06
Kjo është dëshmia e mjekut që e mori Marigona Osmanin para spitalit të Ferizaj

Burim Maloku, specialist i mjekësisë emergjente në Ferizaj, tha se trupi i Marigona Osmanit ka qenë pa shenja jete kur është sjellur në spital në Ferizaj dhe se e ndjera kishte ndërruar jetë para se të sillej para spitalit.

Maloku,  ka treguar se kanë dalur në koridor për ti kërkuar dy personat, që e kanë sjellur të ndjerën në spital, por që ata nuk kanë qenë atje, përcjell "Kosova Sot Online".

“E ndjera është sjellë nga dy persona pa shenja jete. Kemi fillu me procedurën dhe ekipa me shpejtësi është mbledhë atje. Menjëherë si jemi afruar tek pacientja e kemi vërejt që ajo ka vdekur më herët dhe nuk ishte vdekje e çasteve të fundit. Kur kemi dalë në koridor me i kërkua dy personat, ata nuk kanë qenë atje. Prandaj, ne kemi thirr Policinë dhe Institutin e Mjekësisë Ligjore”, tha Maloku.

“Kam dalë personalisht jashtë me i kërkua dy personat, pasi që më duhet konsulta me ta për procedurën e reanimacionit. Kam dalë me fol me palën, këta dy djem veç kanë qenë duke dalë prej emergjencës. Nuk kam pas më kontakt me ta”, përgjigjet dëshmitari, Burim Maloku.

(Kosova Sot Online)