Besnik Bislimi për Abelard Tahirin: Në stilin e një banditi, u kthye kah unë më fyu e shau

  • E.K /
  • 10 November 2022 - 11:51
Besnik Bislimi për Abelard Tahirin: Në stilin e një banditi, u kthye kah unë më fyu e shau

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, sot në Kuvend ka treguar së deputeti i PDK -së, Abelard Tahiri, e ka sharë dhe fyer pasi iu ndal mikrofoni, shkruan "Kosova Sot Online".

Bislimi ka kërkuar nga Prokuroria që të merret me këtë rast.

“Deputeti Abelard Tahiri nxori një sërë akuzash për ministren Haxhiu, ndërkaq pasi u mbyll mikrofoni në stilin e një banditi që i vendos shurdhuesin armës së tij u kthye kah unë dhe shprehu një sërë kërcënimesh, të cilat pastaj i shoqëroi me sharje dhe fyerje nga ulësja e tij. Do të doja që Prokuroria të merret me këtë rast”, tha Bislimi në foltore.

(Kosova Sot Online)