Gjilan: Tejkaloi një veturë në vijë të plotë, i merret patentë shoferi për 3 muaj dhe dënohet me 150 euro

  • E.K /
  • 10 November 2022 - 15:19
 Gjilan: Tejkaloi një veturë në vijë të plotë, i merret patentë shoferi për 3 muaj dhe dënohet me 150 euro

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, ka dënuar një person me 150 euro ku edhe i është merrur patentë shoferi për 3 muaj, pasi që tejkaloi një veturë tjetër në vijë të plotë, shkruan "Kosova Sot Online".

“Njësiti Rajonal i Komunikacionit Rrugor Gjilan përmes veprimeve operative ka arritur që të identifikoj kundërvajtësin ndaj të cilit ka shqiptuar gjoba në vlerë prej njëqind e pesëdhjetë (150) euro, dy (2) pikë negative dhe konfiskuar patentë shoferin me masën e përkohshme të ndalim vozitjes në afat prej tre (3) muaj”, thuhet në njoftim.                                                                           

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet mund të njoftojnë stacionin më të afërm të Policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: [email protected] dhe numrat kundestarë:192; 03850807001. Të dhënat e juaja do të ruhen ne konfidencialitet të plotë”, thuhet në apelin e PK-së.

(Kosova Sot Online)