Vjen paralajmërimi nga ministria në rast të rritjes së paarsyeshme të çmimeve të naftës

  • A.P /
  • 10 November 2022 - 15:56
Vjen paralajmërimi nga ministria në rast të rritjes së paarsyeshme të çmimeve të naftës

Vendimi për Rregullimin e Çmimeve të Produkteve të Naftës dhe Karburanteve të Ripërtërishme dhe Masat e Tjera Mbrojtëse ka skaduar me datën 08.11.2022. ka njoftuar Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Në rast të rritjes së çmimeve në mënyrë të paarsyshme do të nxjerret sërish vendim për rregullimin e çmimeve dhe masat e tjera mbrojtëse, thuhet në njoftim.

“Në rast të rritjes së paarsyeshme të çmimeve të derivateve të naftës, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë do të nxjerr vendim për rregullimin e çmimeve dhe masat e tjera mbrojtëse, sipas Udhëzimit Administrativ për Rregullimin e Çmimeve të Produkteve të Naftës dhe Karburanteve të Ripërtërishme dhe Masat e Tjera Mbrotjëse dhe me evidencë nga raportet ditore nga Inspektorati i Tregut, Dogana e Kosovës, Administrata Tatimore e Kosovës, si dhe në konsultim me Autoritetin e Konkurrencës, Shoqatën e Naftëtarëve dhe bizneset individuale të naftës dhe konsumatorët”, thuhet në njoftim.

Sipas ministrisë, aktualisht çmimi i derivateve në treg rrjedh si rezultat i rritjes së çmimit të derivateve të importuara.


“Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë është e përkushtuar në mbrojtjen e konsumatorit dhe ruajtjen e konkurrencës së shëndoshë në tregun e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)