Metsola: Është turp që disa vende trajtohen ndryshe nga të tjerët

  • A.P /
  • 10 November 2022 - 16:20
Metsola: Është turp që disa vende trajtohen ndryshe nga të tjerët

"Është turp që disa vende trajtohen ndryshe nga të tjerët. Dua që institucionet dhe shtetet anëtare, veçanërisht ato që janë në sallën e pritjes për një kohë të gjatë, të jenë aleatë”, ka deklaruar Presidentja e Parlamentit Europian, Roberta Metsola për mediumin kroat N1", transmeton gazeta “Kosova Sot Online”

Sipas saj shumë vende shikojnë nga BE-ja që të kenë perspektivë nga blloku, derisa u shfaq kritike për mungesën e vëmendjes ndaj këtyre shteteve.


“Mendoj se për një kohë të gjatë kemi hequr vëmendjen dhe kemi bërë premtime boshe për vendet ku janë mbajtur zgjedhjet dhe kanë fituar me premtimet për anëtarësim në BE. Të rinjtë nga ato vende ishin të uritur për BE-në dhe ne e kthyem vështrimin, pavarësisht rrezikut që ata të ktheheshin nga ana tjetër. Unë dua që Ballkani Perëndimor të marrë një sinjal të fortë. BE-ja është në udhëkryq dhe Europa ka nevojë më shumë se kurrë”,  ka theksuar Metsola.

(Kosova Sot Online)