Pas takimit me Macronin, flet Vuçiç

  • A.P /
  • 10 November 2022 - 17:10
Pas takimit me Macronin, flet Vuçiç

Pas takimit që ka zhvilluar me presidentin e Francës, Emmanuel Macron, ka folur për mediat Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai ka thënë se ka shumë gjëra për të cilat ka diskutuar me Macronin, për të cilat s’mund të flasë  publikisht.

Derisa e ka lënë të hapur mundësinë e një takimi me kryeministrin e Kosovës, megjithatë s’është shprehur optimist se diçka e tillë mund të ndodh.


(Kosova Sot Online)