Presidenca çeke thotë se do të vazhdojë përpjekjet për çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën

  • A.P /
  • 10 November 2022 - 17:29
Presidenca çeke thotë se do të vazhdojë përpjekjet për çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën

Në një komunikatë për media nuk janë dhënë shumë detaje nga Presidenca çeke se pse nuk pasur pajtueshmëri  në Bruksel, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.


"Përgjatë një diskutimi të gjatë, nuk është arritur konsensusi. Shtetet anëtare, sidoqoftë, kanë bërë progres të dukshëm në negociata", thuhet në një deklaratë të Presidencës çeke.

Tutje çekët zotohen se do të vazhdojnë diskutimet e ndara me shtete, për të arritur rezultat në këtë çështje. Ata do të kryesojnë me Bashkimin Evropian gjatë 6 mujorit të dytë të këtij dhe do të jenë në krye të Unionit deri në fund të janarit.

“Presidenca do t’u kthehet diskutimeve dypalëshe dhe do të provojë që sa më shpejt ta kryej punë në këtë çështje të rëndësishme”, thuhet në deklaratën të Presidencës çeke.


(Kosova Sot Online)