Vuçiç: Disa gjëra për targat janë të pamundura

  • A.P /
  • 10 November 2022 - 17:48
Vuçiç: Disa gjëra për targat janë të pamundura

Për nismën franko-gjermane dhe për zgjidhjen e problemit mes Kosovës dhe Serbisë, ka folur sot Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç në konferencën për media të mbajtur pas takimit me presidentin e Francës, Emmanuel Macron, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sipas tij SHBA-ja i kishte kërkuar që të pajtohej për një zgjidhje për kartat e identitetit duke i thënë se pastaj do ta bindin kryeministrin Albin Kurti që të zgjidh ndryshe çështjen e targave.

Ai thotë se asgjë s’ka ndodhur për diçka të tillë edhe pse Serbia ka pranuar.


“Disa gjëra për targat janë të pamundura. Ne e zgjidhëm për kartat e identitetit, më thanë : të lutëm bëje, ne do të marrim përsipër gjithçka për targat, do ta bindim Kurtin ta zgjidhë ndryshe. Ne e kemi bërë, por asgjë nuk ka ndodhur”, ka theksuar Vuçiç .

(Kosova Sot Online)