Abdixhiku: Burimi i problemeve në veri është Beogradi

  • A.P /
  • 10 November 2022 - 21:44
Abdixhiku: Burimi i problemeve në veri është Beogradi

Kosova është futur në një gjendje të te re të ushtrimit të sovranitetit të vetë në të gjithë territorin, teksa shtoi se në 17 për qind të territorit, ky sovranitet ka filluar të marrë goditje, ka deklaruar Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, transmeton Kosova Sot Online.

Sipas tij burimi i problemeve në veri është Beogradi dhe se tendencat e Serbisë për destablizimin e Kosovës s’janë të reja, teksa shtoi se vendi ka rënë në kurthin e Serbisë.

“Ka një masë të organizuar të autoriteteve serbe në veri të koordinuara në Beograd për të sabotuar Kosovën. Por, kjo tendencë e Serbisë s’është e re për Kosovën. Në 23 vitet e fundit Serbia ka provuar të sabotojë Kosovën edhe në pjesën jugore e sidomos në veri e jo rrallë ka arritur të krijojë tensione, si ai me tren, barrikadat”, ka theksuar ai.

(Kosova Sot Online)