Josep Borrell pret Albin Kurtin e Aleksander Vuçiqin në Paris, takimet janë të ndara

  • E.K /
  • 11 November 2022 - 07:58
Josep Borrell pret Albin Kurtin e Aleksander Vuçiqin në Paris, takimet janë të ndara

Sot në Paris, Josep Borrell, shefi i diplomacisë evropiane do të zhvillojë takime të ndara me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë Alekasandër Vuçiq.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.

“BE vazhdon përpjekjet për të ndihmuar në uljen e tensioneve dhe lehtësimin e përparuar të dialogut Kosovë-Serbi, Josep Borrell do të takoj nesër në Paris, në takime të ndara kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin Aleksandër Vuçiq”, ka shkruar Stano, transmeton "Kosova Sot Online".

(Kosova Sot Online)