Paralajmërohet se në 20 vitet e ardhshme, pellgjet e Kosovës do të përballen me stres të ujit

  • E.K /
  • 11 November 2022 - 08:41
Paralajmërohet se në 20 vitet e ardhshme, pellgjet e Kosovës do të përballen me stres të ujit

Paralajmërohet se në 20 vitet e ardhshme pritet që të gjitha pellgjet e Kosovës të përballen me stres të ujit.

Dajana Berisha nga organizata KOSID, ka thënë se me rritjen e ujit cilësia e ujit do të bëhet  problematike, transmeton "Kosova Sot Online".

“Me rritjen e ndikimit të ujit, cilësia e ujit do të bëhet gjithnjë më problematike nëse ajo nuk adresohet në burimet e saja të shumta si amvisëri, industri, bujqësi dhe nga degradimi i ujëmbledhësve” ka thënë Berisha.

“Në këtë kuptim, nëse flasim për politika dhe legjislacion të Kosovës në sektorin hidrik, Kosova ka strategji dhe koordinim të përshtatshëm të nivelit të lartë, por ka nevojë që ta zhvendosë fokusin drejt zbatimit në terren dhe të monitorohet në mënyrë rigoroze dhënia e lejeve ndaj operatorëve ekonomikë, për ndërtime të tilla siç janë këto hidrocentrale” ka shtuar ajo.

(Kosova Sot Online)