Ivica Daçiq e kërcënon Kosovën: Nëse dërgoni policinë në Veri, serbët do të rezistojnë dhe askush nuk mund t’i ndalë

  • E.K /
  • 11 November 2022 - 08:47
Ivica Daçiq e kërcënon  Kosovën: Nëse dërgoni policinë në Veri, serbët do të rezistojnë dhe askush nuk mund t’i ndalë

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq në një intervistë për Euronews Serbia, ka theksuar se në veri të Kosovës asnjëherë nuk ka pasur policë shqiptarë, transmeton "Kosova Sot Online".

Ai ka shtuar se nëse ndodh një gjë e tillë serbët do të rezistojnë dhe askush nuk mund t’i ndalë.

“Asnjëherë nuk ka pasur policë shqiptarë në veri të Kosovës dhe nëse kjo ndodh, serbët do të rezistojnë dhe askush nuk mund t’i ndalë”, ka thënë Daçiq.

“Ne besojmë se është bërë në mënyrë të njëanshme, gjë që është e papranueshme ndërkombëtarisht. Filloi nga fakti se Prishtina dhe disa vende që e njohën besojnë se kjo çështje nuk duhet të ngrihet më. Ne besojmë se, bazuar në Rezolutën 1244, duhet të bëhet dialog. Ata duan që një zgjidhje e imponuar në mënyrë të njëanshme të pranohet nga ana jonë”, theksoi Daçiq.

(Kosova Sot Online)