Rexhep Selimi për dy vjet në Hagë ka pikturuar 200 piktura

  • E.K /
  • 11 November 2022 - 08:58
Rexhep Selimi për dy vjet në Hagë ka pikturuar 200 piktura

Rexhep Selimi, gjatë dy vjetëve qëndrim në paraburgim në Hagë, ka pikturuar gjithsej 200 piktura, raporton "Kosova Sot Online".

Profesori universitar, Muhamet Mavraj, ka treguar se disa prej tyre, do të prezantohen Në Kosovë brenda pak ditësh.

“Një nga mënyrat që Rexhep Selimi është duke e kaluar kohën e lirë, përveç poezisë aty-këtu, është me pikturim. Ishte një surprizë e kendshme për mua, çdo tregim për ato piktura, përmbajtjet dhe stilin e tij, që nuk do ta zbuloj sepse do të zbulohet në ekspozitë”, tha Muhamet Mavraj, ish-bashkëluftëtar i Rexhep Selimit.

(Kosova Sot Online)