Deputetja e VV -së: Taksisti nga Shkupi më tha se 'para se të flej shikoj videot e Albin Kurtit'

  • E.K /
  • 11 November 2022 - 09:29
Deputetja e VV -së: Taksisti nga Shkupi më tha se 'para se të flej shikoj videot e Albin Kurtit'

Deputetja e VV -së, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, ka treguar një ngjarje intersante me një taksist në Shkup të Maqedonisë së Veriut, lidhur me kryeministrin, Albin Kurti.

Ajo ka treguar se taksisti shqiptar i ka treguar deputetes se para se të flej në gjumë, e shikon videon e kryeministrit Kurti kur ka folur për Zajednicën, transmeton "Kosova Sot Online".

‘Ajo është punëtore në Prishtinë. Edhe sinqerisht më ka mahnitur ai sinqeritet. Nuk e kam pritur që aty në salon ta dëgjoj këtë fjali. Çka reflektoj më shumë, ishin në mënyrën më të ulët duke e quajtur frizerkë. Unë desha ta vazhdojë opinioin me një taksisti në Shkup ku e kasha dëshmitare zyrtarën e Kuvendit. Rastësisht hypën në taksi edhe ai rastisi të ishte shqiptar”, tregon Kollçaku.

“E nxori telefonin edhe na e tregoi një fjalim të Albinit kur ka fol për Zajednicën, ai na tha para se me flejt e shoh këtë video. Kam pas me postu, por nuk e bëra, pasi kam marrë shumë komente negative e nënçmuese”, tha deputetja e VV-së.

(Kosova Sot Online)