Kështu duket parkingu nëntokësor në Prishtinë që hapet sot, këto janë çmimet

  • E.K /
  • 11 November 2022 - 10:17
Kështu duket parkingu nëntokësor në Prishtinë që hapet sot, këto janë çmimet

Sot do të bëhet hapja zyrtare e parkingut nëntokësor të Fakulteti Filologjik, nga Komuna e Prishtinës.

Çmimet në parking janë një euro për një orë, tetë euro për nëntë orë e 15 euro për 12 deri në 24 orë, transmeton "Kosova Sot Online".

Ky parking  do të ketë 700 vendparkime, 600 standarde, 41 parkingje dhe mundësi për karikim të veturave elektronike, 26 për motoçikleta, 33 për persona me nevoja të veçanta. Hapësira do të jetë me ujitje automatike.

(Kosova Sot Online)