"Të gjitha shtetet e BE-së dhe Serbia duhet ta njohin Republikën e Kosovës"

  • E.K /
  • 11 November 2022 - 10:49

Deputeti austriak, Helmut Brandstatter, ka thënë se të gjitha shtetet e BE-së dhe Serbia duhet ta njohin Kosovës.

“E takova Enver Hoxhajn në Parlamentin Austriak. U pajtuam se të gjitha shtetet e BE-së dhe Serbia duhet ta njohin Republikën e Kosovës”, shkroi ai.

Ai ka shtuar se nevojitet që të ketë paqe në Ballkan, përcjell "Kosova Sot Online".

“Tani kemi mungesë lufte, por na duhet paqja e përhershme në rajonin e Ballkanit i cili është pjesë e rëndësishme e Evropës”, deklaroi Deputeti austriak, Helmut Brandstatter.

(Kosova Sot Online)